KreuCelebrity

Megan Fox zbulon babain e fëmijës

Ditën e hënë aktorja, Megan Fox u fotografua në tapetin e kuq të “CinemaCon” në Las Vegas, ku tregoi për herë të parë edhe barkun e rrumbullakosur, duke dhënë kështu lajmin që ishte shtatzënë. Menjeherë lindën dyshimet e para për atësinë e fëmijës. Por, një burim pranë aktores ka treguar se 29 vjeçarja është shtatzënë me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green.
Çifti janë martuar 5 vite më parë, ndërkohë që në muajin gusht të vitit të kaluar Fox ka paraqitur kërkesën për divorc, e cila nuk është finalizuar ende. Nga martesa e tyre, ato kanë dy fëmijë Noah, 3 vjeç dhe Bodhi, 2 vjeç. Mësohet se Fox dhe Brian kanë vazhduar të shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pas kërkesës së divorcit.  Por pas lajmit të shtatzënisë së aktores, ata kanë pezulluar divorcin.
“Shtatzënia nuk ishte e planifikuar, por kur Brian dhe Fox mësuan lajmin, ishin shumë të lumtur”, ka pohuar i njëjti burim për “E!Online”.

Përgati: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF