KreuCelebrity

Hailey Baldwin: Të jesh e dashura e Justin Bieber duhet të durosh shumë

Hailey Baldwin më në fund ka folur rreth raportit të saj me Justin Bieber, duke treguar sesa e vështirë është të jesh e dashura e tij. Kjo është hera e parë që modelja flet hapur rreth marrëdhënies së tyre.
Në muajin shkurt, Hailey pranoi se ato ishin bashkë dhe se më pas vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. “Ai do të niset në një tur koncertesh për një kohë të gjatë. Nuk e di, por marrëdhëniet në këtë moshë janë shumë të komplikuara”, ka thënë ajo.
Hailey ka treguar sesa e vështirë është të jesh e dashur e një prej yjeve më të mëdhenj të popit në të gjithë botën.
“Është e vështirë të dalësh me dikë që është pjesë e kësaj industrie. Duhet të jesh kaq e fortë dhe të mësosh të durosh shumë gjëra në lëkurë. Duhet të fokusoheni tek personi dhe në asgjë tjetër”, ka rrëfyer Hailey.
Modelja ka shpjeguar se nuk do të donte kaq publicitet prej të qenurit në një marrëdhënie me Justin.

 

Burimi: InStyle Magazine

Përgatiti: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF