KreuCelebrity

Reagon Azizi për përformancën e Kastro Zizos: Ishte fitues i mbrëmjes së veçantë

Këngëtari i njohur, Azizi ka reaguar pas performancës së Kastro Zizos, i cili të hënën në mbrëmje imitoi artistin në formatin televiziv “Your face sounds familiar”.
Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka shpërndarë linkun e përformancës së Kastro Zizos duke i bashkangjitur edhe një mbishkrim. Ndër të tjera, Azizi e përgëzon Kastron për performancën dhe e quan fitues të mbrëmjes së veçantë.
Po ashtu, ai ka pyetur se kush do të jetë shteti i radhës që do të imitojë atë, pas Greqisë, Rumanisë dhe së fundmi Shqipërisë.
“Shqipëria është një tjetër vend ku imitohet Azis. Pas Greqisë, Rumanisë bëhet edhe versioni i Shqipërisë për këngën “Two Peas in a pod”, ku Azis është përsëri protagonist. Mesa duket Azis është një yll europian. Këngëtari shqiptar Kastro Zizo pati sukses dhe ai ishte fituesi i mbrëmjes së veçantë. Pyes veten kush do të jetështeti tjetër që do të imitojë Azis, mbetet për t’u parë,” shkruan Aziz në facebook.
S.L