KreuCelebrity

Amarda Toska me “sheik” në Dubai

Ai është një nga personazhet më interesantë të humorit dhe jo vetëm. Sikur të mos mjaftojnë batutat dhe situatat e ndryshme që prezanton në rrjetet sociale ku vë në lojë veten, këtë herë ka surprizuar me një foto, krah bashkëshortes së tij Amarda Toska. Të ndodhur në Dubai për punë, Amarda e cila është edhe seriozia e familjes ka publikuar këtë foto ku Ermali ka vendosur bluzën e i tij në kokë, duke dhënë idenë e një sheiku. Sigurisht karizmatiku Mamaqi di të bëjë humor dhe lajm, edhe kur ndodhet përtej oqeanit.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ndodhen prej disa ditësh në Dubai për çështje pune. Sikurse shihet nga fotot e postuara në profilet e tyre në Instagram, çifti është duke punuar në avancë dhe njëkohësisht duke i shijuar këto ditë pushimi.
Kjo periudhë si çdo vit e gjen çiftin më shumë pranë biznesit, sesa pranë angazhimeve në ekran dhe sipërmarrjeve artistike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF