Drejtoresha e Qendrës Kulturore për Fëmijë, Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen, ndaj në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk kishin sesi të mungonin urimet nga miqtë realë dhe virtualë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm.
Vetë Monika ka postuar në rrjetin social facebook disa foto plot ngjyra dhe lule, ku tregon edhe njëherë pasionin e saj të madh për fotografinë. Mesa duket ky set fotografik është një dhuratë që ajo ka vendosur t’i bëjë vetes në këtë ditëlindje.
Monika ka zgjedhur të falenderojë miqtë me anë të një fotoje, ku shihet e buzëqeshur mes luleve.
“Nuk kam parë kurrë kaq shumë lule në një ditë! Dhe kaq shumë urime po aq të bukura si lulet që më keni dhuruar! Aroma dhe ngjyra që ma mbushin shpirtin plot dashuri! Ju faleminderit pa fund miqtë e mi”, shkruan ajo në facebook.
Edhe BORDO i uron gëzuar ditëlindjen!



Megan Fox zbulon babain e fëmijës



Megan Fox shtatzënë, kush është babai?






“Do të doja të imitoja Kastron”





A po bashkohen Madonna dhe Sean Penn?

