KreuCelebrity

Kate dhe William në gjurmët e Lady Diana në Indi

Duka dhe dukesha e Cambridge përfunduan udhëtimin e tyre në Indi duke pozuar në të njëjtin vend që kishte qenë Lady Diana, përballë Taj Mahal, 24 vite më vonë…

Nuk ka “pushim” për princërit. Pas një dite në Bombei, dy ditë në New Delhi, një safari në parkun natyror të Kazirangas dhe dy ditë në malet e Bhutanit, Kate Middleton dhe princi William etapën e fundit e bënë në Agra, për një vizitë private në të shenjtin Taj Mahal.

24 vite pas Lady Diana ata pozuan në të njëjtin parvaz përpara mauzoleut prej mermeri dhe e gjithë kjo kishte pamjen e një homazhi tjetër për “princeshën e popullit”, që vdiq më 1997.

Madje (ndoshta një rastësi? Por nuk duket kështu) Kate kishte pak a shumë të njëjtin pozicion si mamaja e Williami-t (gjatë vizitës së saj në vitin 1992, pak kohë pas ndarjes së saj me princin Charles).

Një ndalesë e fundit kjo në Indi pasi kishin kaluar disa ditë në Bhutan, ku duka dhe dukesha e Cambridge takuan mbretin dhe mbretëreshën Jetsun Pema të Bhutanit, mësuan të gjuajnë me harkun Thimphou dhe vuajtën në një ecje prej gjashtë orësh deri në manastirin Foleja e Tigrit.

Të gjitha këto i bënë duke “rrezikuar jetën”, pasi avioni i tyre u ul në një nga aeroportet më të rrezikshme në botë, atë të Paros, që ndodhet në një lartësi prej 2 235 metrash.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF