Rihanna ka firmosur një kontratë që arrin në 10 milionë dollarë me “Kendo”, një filial i kompanisë së luksit LVMH, për të nxjerrë një markë me emrin e saj në vjeshtë 2017.
Ndonëse ende nuk ka asnjë informacion zyrtar, me shumë mundësi do të gjejmë make-up të markës Rihanna në rrjetin e gjerë Sephora, që i përket të njëjtit grup…
Krenare për këtë projekt të ri, ylli i ka vënë emrin e familjes (ajo gjat quhet Robyn Rihanna Fenty) markës e cila do të quhet “Fenty Beauty by Rihanna”.
David Suliteanu, drejtori i përgjithshëm i “Kendo”, ka filluar të fërkojë duart, “Fenty Beauty by Rihanna është një bashkim bukurie që do të tërheqë një publik shumë të gjerë”.
Duke përdorur metaforat me entuziazëm ai u shpreh gjithashtu: “Ne synojmë yjet”.
Në aspektin e bukurisë, këngëtarja e “Work” i është futur punës që në vitin 2013 duke bashkëpunuar me një linjë makiazhi në edicion të limituar “Riri Hearts M.A.C.” më pas i është bashkuar “Viva Glam Lipstick” në vitin 2014 për të mbështetur kërkimet e kësaj marke kundër Sidës.
Rihanna ka nxjerrë gjithashtu të paktën shtatë parfume për të dehur fansat e saj, duke rritur kështu të ardhurat e saj në mënyrë të konsiderueshme.

Amarda Toska me “sheik” në Dubai

Dhurata që Monika Lubonja i bëri vetes



Megan Fox zbulon babain e fëmijës



Megan Fox shtatzënë, kush është babai?






“Do të doja të imitoja Kastron”





A po bashkohen Madonna dhe Sean Penn?
