KreuCelebrity

Emina Çunmulaj në top formë pas lindjes

Supermodelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj ka postuar pak minuta më parë në rrjetet sociale një foto me bikini. Dhe vetëm dy javë e gjysmë pas lindjes ajo duket në superformë.
“2 e gjysmë pas lindjes. Gati për verë”, shkruan Emina. Komentues të shumtë e kanë përgëzuar supermodelen për format dhe të tjerë e kanë pyetur sesi ia ka dalë të humbasë peshën e pas lindjes.
Kjo është fotoja e parë me bikini që ajo ka postuar pas lindjes. Deri më tani, Eminën e kemi në fotot e postuar së bashku me vajzën dhe bashkëshortin.
Pak kohë më parë Emina Çubmulaj solli në jetë vajzën e saj, Ella Faria Nazarian, e cila është fëmija i parë i çiftit.

S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF