KreuCelebrity

Reagon Bleona: Po keqinterpretoni intervistën time

Intervista e saj mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” nuk mund të kalonte pa bërë zhurmë, duke prodhuar lajme nga më të ndryshmet. Pas puthjes në buzë me moderatorin Arjan Çani, Bleona tregoi mes batutash se do të martohej me dikë për 1 miliardë dollarë, pavarësisht moshës apo gjinisë.
Një tjetër moment interesant gjatë intervistës, ishte ai kur këngëtarja pohoi se seksi më i mirë gjatë gjithë jetës së saj ishte ai me aktorin, Jean Claude Van Damme.
Por këto dhe të tjera momente nuk i kanë shpëtuar mediave dhe portaleve. Por pas gjithë kësaj zhurme, Bleona ka vendosur të reagojë. Ja çfarë shkruan ajo sot në facebook:
“Kjo përgjigje është për të gjithë portalet që po keqinterpretojnë “zbardhjen” e intervistës time. Unë besoj në dashuri dhe gjërat nuk i bej për para, por nëse do të ishte rasti që do ta bëja për para, atëherë çmimi do të ishte shume i lartë ‪#‎1billion $! Prandaj, mos keqinterpretoni gjërat, me ose pa dashje, por degjoni, kuptoni dhe “zbardheni” atë që kam thënë unë me të vërtetë në këtë intervistë. Kjo intervistë është në shqip dhe nuk ka nevojë për përkthime. Njerëzit munden ta shikojnë në YouTube dhe nuk kanë nevojë për “zbardhjen” që realisht është “nxirje” të disave nga ju! Faleminderit B”.

S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF