U bënë 12 vite që themeluesi Calvin Klein e ka shitur kompaninë e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk ka mendime për markën aktuale. Në mënyrë të veçantë për reklamën e fundit të Kendall Jenner.
Gjatë një diskutimi me Fern Mallis në Kolegjin Savannah të Artit dhe Dizajnit, fashionisti është shprehur që nuk ishte aspak i impresionuar nga modelja 20 vjeçare.
Në fakt, Klein ishte një tifoz i madh i reklamave të Bieber dhe shpjegoi se pse ai preferoi atë në raport me Jenner.
“Kur unë them që më pëlqen Justin Bieber në fushatën e fundit të Calvin Klein, është sepse realisht ai më pëlqen, dhe jo për shkak se ka miliona ndjekës. Tani modelet paguhen për numrin e ndjekësve që ato kanë në rrjetet sociale dhe jo realisht për atë që përfaqësojnë. Për fat të keq, unë nuk mendoj kështu. Është e gabuar. Kjo nuk është formula e duhur për suksesin e produktit që ju po shisni.”, ka thënë Calvin Klein.
Mbetet të presim se çfarë mendon vetë Kendall Jenner dhe 54.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Burimi: Harper’s Bazaar
Përshtati: S.L

Të famshmit “jetimë”




Bleona dhe Çani puthen në buzë

Emina Çunmulaj në top formë pas lindjes


Amarda Toska me “sheik” në Dubai

Dhurata që Monika Lubonja i bëri vetes



Megan Fox zbulon babain e fëmijës



Megan Fox shtatzënë, kush është babai?




