KreuCelebrity

Anxhela Peristeri befason me interpretimin e Andrea Bocelli

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka befasuar jurinë dhe ka lënë me gojë hapur publikun me interpretimin e sotëm. Ajo ka imituar mbrëmjen e sotme një nga tenorët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, Andrea Bocelli. E veshur si djalë, “e verbuar” si Bocelli, Anxhela ka mahnitur jurinë e “Your Face Sounds Familiar” me performancën e saj.
“Faleminderit produksionit për mundësinë që na ke dhënë”, u shpreh plot emocione pas performancës Anxhela.
Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret pjesëmarrëse në formatin televiziv “Your face sounds familiar”, i cili transmetohet ccdo të hënë në orën 9:00 në Tv Klan.

S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF