KreuCelebrity

Bojken Lako dhe Vin Veli sjellin “Të ndjej” për tregun e huaj

Pas një pauze në muzikë, artisti Bojken Lako ka vendosur të rikthehet fuqishëm, duke i kaluar kufijtë kombëtarë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij të parë me kompaninë muzikore 360M Records.
Bojken Lako, së bashku me Vin Veli do të sjellin në datën 16 maj këngën “Të ndjej”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bojkeni me anë të një statusi në facebook, ku shkruan:
“Miqtë e mi! Jam i lumtur që pas një pune të vazhdueshme me kompaninë muzikore 360M Records, në datën 16 Maj 2016 del kënga ime e parë “Të ndjej”. Është hera e parë që një këngë e imja do të botohet sipas të gjitha rregullave dhe normave të shpërndarjes muzikore. Kjo këngë është e para e një bashkëpunimi që do te vazhdojë me mikun tim Vin Veli, DJ dhe Producent i muzikës elektronike. Shpresoj që pasi kënga “Te ndjej” të dali në më shumë se 200 portale dixhitale në të gjithë botën dhe fansat e ndjekësit e muzikës time të kenë mundësinë ta shkarkojnë këtë këngë me cilë si maksimale. Faleminderit për mbështetjen!”
Edhe Bordo i uron suksese artistëve!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF