Bleona Qereti, -përtej zhurmës që shkaktoi intervista e saj në “Zonë e Lirë” gjatë gjithë javës që shkoi, duke se ka lënë pa punë edhe Sofinë e Arian Çanit. “Tërmet” ky i paprecedent më parë në ekranet shqiptare, ku shkak bëhet batuta e një femre për të ikur dikush nga puna.
Gjithçka nisi nga kundërpërgjigjja që Bleona i bëri Çanit. Çani e pyti nëse flinte me kolegët ne shtrat. Bleona iu përgjigj se: “Nuk e di”. E madje shtoi pyetjen e saj therrëse: “Ti fle me Sofinë? Ti punon me Sofinë!” Dhe spontan si gjithmonë Çani ka pohuar “Jo”, e mandej ka pyetur Sofinë “Sofi kemi fjetur bashkë ne? Ë? Po..Jo! Unë nuk mbaj mend. Se unë harroj”, tha ai teksa kruante fytyrën. Ky dialog duket se është bërë shkak që i fejuari i biondinës me emrin televiziv Sofi të xhelozohet dhe të vendosë ta “ndajë” përfundimisht Sofinë nga Çani.
Kështu, dje në mbrëmje në emisionin më të ndjekur shqiptar “Zonë e lirë” në vend të asistentes së Arian Çanit, Sofi është shfaqur një vajzë e re. Ajo në fakt nuk është një imazh i panjohur për njerëzit e showbiz-it, e aq më tepër për ndjekësit e revistës BORDO. Modelja, Andonia Dobi është shfaqur në dy editorialet e fundit të revistës, ndërsa është një nga fytyrat e reja që do të na shoqërojë tashmë shpesh në ekran.
Përpos të tjerave, një tjetër fakt që e lidh Andonian me moderatorin dhe gazetarin e njohur Çani është origjina e saj. Ajo është nga qyteti i Gjirokastrës sikurse, edhe Arian Çani.


Irina Shayk pret flokët


Fotot e rralla të yjeve të Hollywood-it

Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë


Shëtitja e parë e Eminës si mama





Kendall Jenner zhgënjen Calvin Klein

Të famshmit “jetimë”




Bleona dhe Çani puthen në buzë

Emina Çunmulaj në top formë pas lindjes

