KreuCelebrity

Nora Istrefi flet për ndarjen nga Roberti: Tradhëtinë nuk e fal

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar së fundmi këngën e saj të re “Sa t’kom dasht”, e cila është duke iu afruar plot 9 mijë klikime në Youtube. Por ndërkohë që karriera e artistes duket se po ecën shumë mirë, nga ana tjetër martesa e saj ka qenë në shenjestër të mediave rozë kohët e fundit. Është shkruar shpesh për një ndarje të mundshme mes saj dhe Robert Berishës, por asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar apo mohuar diçka të tillë.
Por mesa duket, Nora Isrefi më në fund ka vendosur të flasë dhe në një intervistë për “Bluetooth” ajo ka rrëfyer se: Çdo lidhje i ka i ka krizat e veta, por mendoj se dallon kriza nga ndarja. Gjithçka që mund të them është se unë jam e martuar, jam nëna e një vajze dhe jam shumë e lumtur.
E pyetur nëse ajo do ta falte apo jo, Nora është përgjigjur në mënyrë kategorike jo.
“Tradhëtia është shkatërrimi i një lidhje të lumtur, të cilën nuk e fal”, ka rrëfyer këngëtarja e hitit “Sa t’kom dasht”. Në këtë mënyrë, Istrefi ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një ndarje të mundshme mes saj dhe bashkëshortit, Robert Berisha.