KreuCelebrity

Rita Ora thumbon Beyonce-n, fansat e “dërrmojnë”

Duket një duel në distancë ai mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Beoynce. Mëngjesin e sotëm Daily Mail shkruante se Rita Ora mund të jetë femra me të cilën Jay Z ka tradhëtuar të shoqen. Por sikur të mos mjaftonin këto aludime, Rita Ora ka menduar t’i hedhë benzinë zjarrit. Ajo ka publikuar në instagram një foto mjaft provokuese. Në të shihet posteri i filmit “Ash Wednesday”. Ky film me protagoniste Elizabeth Taylor flet për një grua në moshë të mesme që shqetësohet se po humbet partnerin e saj. Në përpjekje për të qenë më e bukur për të, ajo shkon me pushime dhe kryen disa ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar pamjen e saj dhe për t’u dukur më tërheqëse. Një sinjal i fortë nga Rita Ora, por që nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Më shumë se mesazh mbështetëse, ka pasur sulme ndaj këngëtares me origjinë shqiptare. Shumë komentues thonë se “Rita ka qenë thjesht një e ‘shpejtë’ për Jay Z, dhe asgjë më shumë”. Ndërsa të tjerë e ofendojnë edhe më rëndë dhe shkruajnë se “Jay Z nuk do të ndahet nga mbretëresha për një femër si Rita Ora”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF