Mesa duket Leonardo DiCaprio ka një fiksim të vjetër pas modeleve. Kësaj radhe një tjetër modele ka rënë në “grackën” e tij.
DiCaprio dhe modelja britanike, Roxy Horner kanë darkuar në restorantin e njohur, Serendipity 3, i cili dallohet për çokollatën karakteristike dhe emri i tij është i lidhur me një nga filmat më të mëdhenj të këtij shekulli.
People raporton se Leonardo DiCaprio dhe modelja, shoqëroheshin edhe nga aktori Lukas Haas dhe një tjetër vajzë bjonde. Sipas të njëjtave burime, thuhet se grupi i kishte provuar të gjitha gatimet që restoranti ofronte, duke kaluar kështu shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Leo dhe Roxy janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe ajo ishte mbështetur gjatë gjithë kohës në supin e tij. Por, të tjera burime hedhin poshtë zërat për një lidhje të mundshme midis tyre, duke shtuar se ato janë vetëm miq të mirë. Por pas të gjithë këtyre zërave, Roxy postoi në Twitter se këto janë spekulime.
“Nuk mund të kesh një mik në këtë industri, sepse menjëherë njerëzit do të nisin të supozojnë për diçka më shumë. Është çmenduri”, shkroi ajo. Ndërkohë që më vonë e fshiu postimin.
Ndoshta vërtet nuk ka asgjë midis tyre, por duke njohur fiksimin e vjetetër të DiCaprio për modelet, asnjëherë nuk i dihet!
Burimi: People


Familja e Kardashian zhytet në borxhe!


Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”



Arbana Osmani “thyen” premtimin

Shqiptari i reklamave të Kinës

Lori Hoxha, romancë në Paris





Irina Shayk pret flokët


Fotot e rralla të yjeve të Hollywood-it

Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë


Shëtitja e parë e Eminës si mama
