Pamja e Angelina Jolie krijon shqetësime. Aktorja e famshme amerikane është shfaqur shumë e dobët gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Londër. Në fakt pesha e saj ka filluar të shqetësojë median prej disa vitesh.
Në vitin 2014, Angelina Jolie kishte tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe gazetarëve duke u shfaqur shumë e dobët në tapetin e kuq, në krahë të Brad Pitt, vetëm dy muaj pas martesës së tyre stil francez.
Në fakt sipas tabloidit amerikan “Radar Online”, Angelina nuk peshon më shumë se 35 kilogram dhe është e gjatë 1m59. Në këtë pikë të afërmit e saj janë të shqetësuar por mbeten të pafuqishëm.
Madje, bashkshorti i saj, Brad Pitt ka arritur deri në pikën që ta kërcënojë se do të ndahet nëse nuk fillon të kurohet. Nëse Angelina Jolie nuk ka folur asnjëherë hapur për anoreksinë e saj, ajo është shtruar në spital disa herë kur ka qenë e re, sepse nuk ushqehej mjaftueshëm.
Çfarë e shkakton këtë ankth?
Angelina, në fakt, e ka kaluar shumë keq vdekjen e mamasë në vitin 2007. Në atë kohë, ylli i “Maleficent” kishte rënë shumë në peshë.
“Gjithnjë kam qenë e dobët, por këtë vit kam humbur mamanë, kjo ishte shumë e vështirë”, deklaronte ajo në një televizion amerikan.
Angelina vendos kështu që t’ia dedikojë jetën e saj të tjerëve. Edhe më shumë nga ç’bënte më parë. Ambasadore në OKB për refugjatët, Angelina kishte vendosur të ushqehej në minimum pasi kishte kaluar shumë vende në të cilat fëmijët nuk kishin uri sepse nuk hanin mjaftueshm.
“Angleina kishte thënë se nëse ata nuk mund të hanë, as unë nuk do të ha”, tregon një e afërme e aktores. Që prej kësaj periudhe, vaktet e femrës më të bukur në botë nuk i kalojnë 600 kalori.





Familja e Kardashian zhytet në borxhe!


Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”



Arbana Osmani “thyen” premtimin

Shqiptari i reklamave të Kinës

Lori Hoxha, romancë në Paris





Irina Shayk pret flokët


Fotot e rralla të yjeve të Hollywood-it
