KreuCelebrity

Armina Mevlani: Si e josha Shkëlzenin dhe familjen e tij

Fashionistja Armina Mevlani di gjthmonë sesi të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pas marrëdhënies së saj me Shkëlzen Berisha. Momentalisht çifti ka nisur bashkëjetesën, ndërkohë që edhe vizitat në shtëpitë e njëri-tjetrit janë shtuar, çka nënkupton se lidhja e tyre tashmë është zyrtarizuar.
Në një intervistë për Panorama Plus, Armina ka rrëfyer raportin me familjen e Shkëlzenit, planet e mëvonshme të çiftit dhe sekretin e bashkëjetesës së tyre.
“Zeni është pjesë e jetës sime, ashtu sikurse është edhe familja ime, ndaj nuk mund të qëndrojnë të ndara. Sigurisht që Zeni është pjesë e drekave apo darkave të mia familjare”, ka rrëfyer ajo.
Më tej, lidhur me faktin nëse takohet shpesh me familjarët e Shkëlzenit, Armina është përgjigjur po, në fundjava apo evente familjare.
Fashionistja ka treguar se ajo dhe Shkëlzeni kanë diskutuar edhe për hapa të tjera në lidhjen e tyre, ndërkohë që për momentin po vazhdojnë të jetojnë së bashku dhe të shijojnë raportin e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF