Të lindur dhe të rritur me protokolle monarkike, ata kanë bërë zgjedhjen e zemrës duke martuar një partëner ose partënere me gjak të kuq, shpesh yje të televizionit, aktore madje edhe trajnerë sportivë.
Sigurisht që dukesha e Cambridge vjen nga një familje e popullit por që drejton një perandori që prodhon aksesorë për festa. Megjithatë, askush nuk e mohon legjitimitetin e Kate Middleton pranë princit William, i dyti në rendin e trashëgimtarëve të fronit britanik.
Ndërkohë që çifti feston pesë vite martesë më 29 prill, historia e tyre ka pushtuar zemrat e popullit anglez dhe përtej. Shumë shohin tek Kate një Lady Di te re, frymëzuese dhe pranë popullit.
Por në të njëjtën mënyrë si William me Kate, ka vepruar edhe princi Rainier III i Monakos duke marrë në krahët e tij aktoren amerikane Grace Kelly. Princi Haakon i Norvegjisë ka zgjedhur Mette Marit, një nënë e ndarë dhe ish e droguar, për të qenë mbretëresha e ardhme e vendit nordik. Prindërit e tij gjithashtu, Harald dhe Sonja të Norvegjisë, kanë luftuar fuqishëm që familja mbretërore t’i pranojë në kohën e tyre.
Por edhe fqinjët suedezë nuk mbeten mbrapa, ata kanë një brez princëror shumë modern. Në fakt trashëgimtarja e fronit Victoria ka martuar trajnerin sprotiv, Daniel Westling, motra e saj Madeleine është e fejuar me një anglo-amerikan, Christopher O’Neill, ndërsa vëllai i tyre, princi Carl Philip është martuar me Sofia Hellqvist, një ish yll i telerealitetit.
Kjo modë është edhe në jug të Evropës, ku princi Felipe i Spanjës bindi gazetaren Letizia Ortiz të braktisë karrierën e saj për t’u bërë mbretëreshë e Spanjës.
Histori që duken si përralla ku përzihet gjaku blu me atë të kuq. Një dashuri e pastër që i mundëson monarkisë të qëndrojë në legjendë duke u afruar gjithnjë e më shumë me popullin.



Rona Nishliu ndryshon pas 13 vitesh

Will & Kate: Pesë vite dashuri!

Angelina Jolie me një pamje shqetësuese!





Familja e Kardashian zhytet në borxhe!


Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”



Arbana Osmani “thyen” premtimin

Shqiptari i reklamave të Kinës

Lori Hoxha, romancë në Paris


