KreuCelebrity

Reagon Sara Hoxha pas akuzave për photoshop

Shumë personazhe të njohur shqiptarë janë kritikuar shpeshherë për përdorimin e photoshop-it në fotografitë e tyre. Edhe Sara Hoxha ka rënë pre e këtyre akuzave, së fundmi.
Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, një nga trashëgimtaret e Top Media-s, Sara Hoxha, ka veshur sërish një nga fustanet e guximshëm të Astuko Kudo me dekolte të hapur. Por një komentues e ka akuzuar për përdorimin e photoshopit, duke shkruar “Photoshop i dështuar”.
Ndërkohë që vetë Sara ka vendosur të reagojë duke shkruar: Po, kjo është egzaktësisht. Nuk kisha kohë të modifikoja gjoksin tjetër dhe mendova, përse jo një gjoks do të ishte mëse i mjaftueshëm”.
Në fakt, në këtë foto ka vërtet diçka të çuditshme në gjoksin e Sarës, i cili duket duket në disproporcion.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF