KreuCelebrity

Ja përse Rihanna mungoi në Met Gala

Sikurse ndodh në evente të tilla madhështore si Met Gala, të gjithë i kanë sytë tek yjet e preferuar të tyre, por edhe vetë yjet tek veshjet dhe performancat e njëri-tjetrit.
Fansat kanë qenë duke pritur kalimin e saj në tapetin e kuq, por ajo nuk arriti të merrte pjesë në Met Gala 2016. Përgatitjet për turin e saj muzikor “Anti” dhe ndalesën e radhës në Kaliforni e kanë detyruar Rihanën të mos merrte pjesë në Met Gala.
Megjithëse vetë këngëtarja e ka kuptuar që mungesa e saj është ndjerë, kështu që ka vendosur të na kujtojnë veshjen e saj vitin e kaluar me një foto të postuar në Instagram, mbishkrimi i së cilës është: “Ndërkohë në Times Square”.
Edhe personazhe të tjerë të njohur si Jennifer Lopez, Miley Cyrus, Cara Delevigne dhe Jennifer Lawrence munguan këtë vit në Met Gala.

Burimi: InStyle Mag

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF