Këngëtarja Selena Gomez do të dhurojë të ardhurat e saj nga “Revival Tour” për kërkimet e sëmundjes lupus.
Sipas Hollyëood Reporter, të ardhurat nga çdo biletë e shitur nga turneu i Selenës do të shkojnë për të mbështetur organizatën që merret me kërkimet e sëmundjes Lupus, një organizatë kombëtare që i është dedikuar parandalimit, trajtimit dhe shërimit të sëmundjes.
Selena Gomez ka kaluar kohë të vështira. Në vitin 2013, ajo anuloi turin e saj të koncerteve për të iu nënshtruar kimioterapisë për shkak se ishte prekur nga sëmundja lupus.
Këngëtarja nuk e ka treguar diagnozën e saj për një kohë të gjatë, dhe në media atë kohë u spekulua se Selena ishte tërhequr nga muzika për shkak të problemeve me drogërat dhe alkolin.
Por në të vërtetë, Gomez ishte duke luftuar me sëmundjen autoimune. Fatmirësisht, tashmë këngëtarja gëzon shëndet të mirë dhe është gati për të iu kthyer sërish turneut.




Kush ia prek gjoksin Rita Orës?

Fansi i çmendur që befasoi Dua Lipën

Emina Çunmulaj: Gati për verë!






Ja përse Rihanna mungoi në Met Gala


Yjet e veshur më keq në Met Gala 2016





