KreuCelebrity

Familja Obama bekon vajzën e Emina Cunmulaj: Një letër për Ella Faria

Supermodelja Emina Cunmulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një letër të veçantë të mbërritur nga Shtëpia e Bardhë, e cila e uron për ardhjen në jetë të vajzës së saj, Ella Faria Nazarian.
“Mirëserdhe në botë! Ne e dimë çfarë gëzimi të madh ndjen familja jote krenare, dhe ne jemi të lumtur të iu bashkohemi festimeve për ardhjen tënde në jetë. Duke u rritur do të mësosh, dhe ne shpresojmë që jeta të të bekojë me përvoja të pasura, dashuri dhe mundësi të mëdha. Ëndërrofsh gjithmonë ëndrra të mëdha.
Me sinqeritet,
Barack Obama dhe Mishelle Obama”, shkruhet në letrën e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë që Emina ka ndarë këtë letër, të cilën e ka gjetur në shtëpi sapo është kthyer nga pushimet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF