Sërish duket se nuk do të ketë një përballje të emisioneve të pasdites së dy ekraneve kryesore në vend Klan dhe Top Channel. Rudina Magjistari, do të jetë pa konkurrente në orarin e saj, teksa Jonida Shehu, nuk do të ketë shancin për të provuar përballjen me sfidanten e emisioneve të pasditeve, Rudina Magjistari.
Jonida Shehu, prezantuesja që mori në dorë emsionin “Pasdite në Top Channel”, duket se do të tërhiqet nga ekrani për shkak të shtatzanisë dhe pritjes së fëmijës së saj të parë, që do të jetë vajzë. Arsye kjo që nuk do ta gjejë në ekran në fillim sezonin televiziv. Nga ana tjetër autorja dhe prezantuesja e suksesshme Rudina Magjistari kthehet në ekran pas një viti pauze, për arsyen e mëmësisë, lindjes së vajzës së saj Mia. Rikthimi i Magjistrit pritet me kërshëri dhe entuziazëm nga audienca e pasdites. Ajo që në nisje mbi 7 vjet më parë ka dominuar audiencën e kësaj fashe, teksa “Takimi i Pasdites” i ideuar prej saj është padyshim një nga emisionet më të ndjekur me larmi temash dhe problematikash. Krejt e kundërta ka ndodhur në ekrnain rival të Klan, atë Top Channel, ku programi i pasdites ka ndërruar vit pas viti autorë e prezantues. Jonida Shehu qëlloi me fat teksa në gjysmën e sezonit të kaluar, kur edhe mori drejtimin nuk pati rivalitet, por ishte e vetme në këtë “luftë”, çka i fali edhe një tjetër audiencë. Ndërsa ky sezon do t’i vendoste përballë dhe do të tregonte se kush do të dominonte mes dy prezantuesve dhe emisioneve, sërish nuk do të kemi një garë, ose të paktën deri më tani Top Channel nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë një zëvendësues të Jonidës.
