KreuCelebrity

Eranda Libohova me një duet në “Kënga magjike”

Eranda Libohova i rikthehet garës së festivalit “Kënga magjike 2016” pas pesë vitesh mungesë.

Por këtë herë, këngëtarja shumë e dashur nga publiku shqiptar do të marrë pjesë me një duet. “Kënga është muzikuar nga Elgit Doda dhe me tekst të Alex” – tregon Eranda për BORDO. Kënga do të jetë mjaft moderne dhe do të sjellë ritëm në skenën e këtij festivali. Këngëtari që do të shoqërojë Eranda Libohovën në duet është Xhesi Kanani. “Xhesi është një këngëtar i talentuar dhe këndon shumë bukur.” – shpjegon Eranda. Xhesi Kanani ka qenë pjesëmarrës në spektaklin e talenteve “X Factor”, pjesë e grupit “X Boys”. Nga ky grup më herët kemi njohur Xhieldon, i cili është solisti i grupit “Alar Band” dhe Brunon e hitit “Ajo” dhe këngës “Love me” me Elvana Gjatën.

Xhesi ka provuar të këndojë si pjesë e grupit edhe në spektaklin “100 vjet muzikë”, duke interpretuar bashkë me Eranda Libohovën këngën “Bota iluzion”.

Pjesëmarrja e fundit e Erandës në “Kënga magjike” ishte në vitin 2011, me këngën “Pa problem”, bashkëpunim me Aldon Lipen. Ndërsa gjatë këtij viti Eranda u prezantua me këngën dhe videoklipin “Pa mua”, pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF