Top Channel ka bërë me dije gjatë ditës së sotme se një nga figurat më karizmatike të ekranit do t’i bashkohet skuadrës së tij. Lajmi se Ad Krasta, një nga prezantuesit më popullorë do të jetë pjesë e këtij televizioni me siguri që do t’i bëjë shumë spektatorë gjatë të dielës të qëndrojnë para ekranit. I është besuar drejtimi i emisionit “E diell” dhe rreth profesionalizmit të tij nuk mund të ketë dyshime. Eksperiencat e tij të fundit kanë qenë në emisionin e mëngjesit “New Day”, quiz show “100 milionë”, etj.
Kohët e fundit Krasta, sipas burimeve të brendshme për “Bordo” ishte parë edhe në ambientet e televizionit “Ora News”, dhe flitej për një bashkëpunim të mundshëm, por urojmë që prezantuesi i mirënjohur të ketë bërë zgjedhjen e duhur për të.
Gjithsesi ajo që ka rëndësi është që admiruesit e tij tani e kanë një televizion ku mund të ndjekin një nga mjeshtrit e moderimit në vendin tonë.





Sekreti për të mos u sëmurur kurrë!

Pavarësia e grave kalon nga xhepat e tyre

Kopertina e “Bordo” komentohet tek Rudina

Çantat-ilaçe të Moschino-s për verën 2017

Olta Gixhari provokon pa tekst…



Bëni kujdes, Luana Vjollca është “armatosur”

Gwyneth Paltrow, ashtu siç është në të vërtetë



Klea Huta me të kuqe, por “kopjon” Lori Hoxhën


Kombinime për vjeshtën që mos t’ju merret fryma!

Argëtim dhe muzikë live, me VIP-at në “Padam”
