Këngëtarja, nëpërmjet rrjeteve sociale, “rrëfen” për historitë e saj që kanë përfunduar keq. Fajtor janë vetëm ish-t e saj, që nuk po kalonin mirë në dashuri. Ajo, ndërkaq, do të gëzojë familjen dhe të bëjë një pushim pas ndarjes nga Drake. Të paktën këtë sigurojnë faqet rozë!
Rihana dhe Drake kanë vendosur që të pushojnë pas ndarjes mes tyre, që të rifillojnë të frekuentojnë njerëz të ndryshëm, shkruajnë gossip-et amerikane (duke supozuar që historia mes tyre ka qenë e vërtetë, natyrisht), ndërsa ajo gjithmonë mendonte vetëm për familjen, me një përkushtim të veçantë për mbesën e saj Majesty-n, të cilës i blen përherë ndonjë palë këpucë.
Ajo e bën këtë nëpërmjet rrjeteve sociale, me një postim kushtuar ish-ve të tij: “Asnjë prej tyre nuk është martuar ose jeton një marrëdhënie të lumtur, prandaj është e sigurt se problemi nuk isha unë”, ka shkruar këngëtarja.
Është e pamundur për të treguar nëse ajo kishte në mendje një person të veçantë, por është e sigurt se deri më tani në dashuri Riri nuk ka qenë me fat. Fillimisht me historinë e Chris Brown, e cila përfundoi në vitin 2009, pasi ai e kishte rrahur, dhe pastaj e flirtimet e shumta, që kanë qenë atribut i kalimit të kohës. Nga lidhja me Leonardo Di Caprio-n apo Drake, ajo gjendet single. Por, nuk i vjen aspak keq!





Skandal: Nëna nxjerr në shitje vajzën 40-ditëshe

Momentet më të ëmbla të Hillary dhe Bill Clinton


Besa Kokëdhima së shpejti “gjyqtare”

Është zyrtare, Ad Krasta rikthehet në televizon





Sekreti për të mos u sëmurur kurrë!

Pavarësia e grave kalon nga xhepat e tyre

Kopertina e “Bordo” komentohet tek Rudina

Çantat-ilaçe të Moschino-s për verën 2017

Olta Gixhari provokon pa tekst…

