Kerry Washington ka sjellë në jetë fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj Nnamdi Asomugha.
Aktorja 39 vjeçare, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare Isabelle Amarachi me sportistin Nnamdi, ka sjellë në jetë një djalë.
Mësohet se emri i të porsalindurit është Caleb Kelechi. Emri që çifti ka zgjedhur ka rrënjë hebreje dhe do të thotë “përkushtim ndaj Perëndisë” ose “guximtar”. Edhe emri i vajzës së tyre është me origjinë hebreje. Isabelle do të thotë “të zotohesh në Perëndi”.