Olivia wilde ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Jason Sudeikis. Vajza e tyre ka lindur më 11 tetor dhe aktorja ka ndarë një foto të së porsalindurës në Instagram. Nga ky postim mësohet se vajza quhet Daisy Josephine Sudeikis dhe ka lindur në “Ditën ndërkombëtare të vajzave”.
32 vjeçarja bëri me dije gjatë muajit prill se vajza e saj dyvjeçare Otis Alexander do të bëhej me një motër ose vëlla. Por gjinia e fëmijës që priste u mësua rastësisht kur aktorja Wilde reagoi për komentet negative për gratë që Donald Trump ka bërë ndër vite duke thënë “Si një grua që është duke pritur një vajzë, kjo gjë më prek thellësisht.”
Olivia dhe Jason janë takuar për herë të parë në “Saturday night live” në vitin 2011. Gjashtë muaj me pas erdhi takim i tyre i parë. Çifti është ndërkohë duke planifikuar martesën e tyre.