Ai është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në botë dhe prej dy dekadash është ndër emrat më të folur në botën e shoubizit. Por si çdo këngëtar që është në qendër të vëmendjes, edhe ai ka pasur problemet e veta. Robbie Williams ka qenë i varur prej drogës për një kohë të gjatë por tani thotë se e ka kaluar këtë fazë duke mbyllur një ndër kapitujt më negativë në jetën e tij. Gjithsesi këngëtari ka deklaruar se vuan nga një tjetër problem, këtë radhë i natyrës fizike. Williams ka thënë se vuan nga artriti. Këngëtari thotë se kjo sëmundje e pengon të bëjë lëvizje të caktuara. “Vuaj nga artriti. Unë nuk mund të bëj lëvizje të caktuara, të bashkoj këmbët apo të bëj lëvizje që më parë i bëja shumë kollaj. Jam duke luftuar që ta fitoj edhe këtë betejë”, ka thënë këngëtari.
