KreuCelebrity

Sulmohet shtëpia e Miranda Kerr në Malibu, dy të plagosur

Shtëpia e Miranda Kerr në Malibu ka qenë skena e një incidenti të dhunshëm. Mësohet se modelja nuk ka qenë në shtëpi kur përballja mes personit që ka tentuar të hyjë në shtëpi dhe rojes së sigurisë bëri që të dy të përfundonin në spital.

Departamenti i policisë së Los Angeles-it konfirmoi se goditja me thikë dhe përplasja me armë ka ndodhur pasi një person u përpoq të kalonte murin rrethues të pronës private që rezulton të jetë e modeles Miranda Kerr.

Personi që ka tentuar të hyjë në shtëpi është qëlluar gjatë përleshjes pak pasi oficeri i sigurisë është goditur me thikë. Roja e sigurishë është dërguar në spitalin më të afërt përmes transportit ajror dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sulmuesi është në gjendje kritike.

Miranda e ka blerë shtëpinë e saj 2 milion dollarëshe në Malibu në vitin 2012 pas ndarjes nga Orlando Bloom.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF