KreuCelebrity

Elton Deda nis “luftën” e tij: Rovena Dilo e mbështet

Elton Deda është këngëtari më aktiv për mbrojtjen e së drejtës së autorit dhe prej kohësh ka nisur një “luftë” për këtë gjë. Ai ka qenë sot pjesë e një konference në Tiranë ku flitej pikërisht për këtë temë. Kantautori Deda ka kërkuar miratimin sa më shpejt të një ligji për mbrojtjen e së drejtave të autorit duke parë abuzimet që bëhen në Shqipëri. E pranishme në konferencë ka qenë edhe këngëtarja Rovena Dilo që ka publikuar një video nga konferenca.   “Shumë probleme ky vend, këtë herë po mundohemi të funksionojmë, ndërgjegjësim” shkruan Rovena Dilo.