Frynte një erë nostalgjie të martën më 18 tetor mes mureve të Shtëpisë së Bardhë. Për darkën e tyre të fundit shtetërore në Uashington, Barack dhe Michelle Obama janë shfaqur të lirshëm dhe të dashuruar në hyrje të banesës së tyre prej tetë vitesh. Këtë të mërkurë, media fashion amerikane fliste vetëm për veshjen e Michelle Obama, “hyjnore” dhe “e mrekullueshme” në një fustan me shkëlqim rozë të artë të firmosur Atelier Versace.
Sepse çifti presidencial priste, këtë mbrëmje, kryeministrin italian Matteo Renzi dhe bashkëshorten e tij, Agnese Landini, Barack Obama theu heshtjen me një citim të një lojtari të famshëm të bejsbollit me origjinë milaneze, Yogi Berra, “It ain’t over til it’s over” (e kuptoni? “nuk ka mbaruar deri sa të mbarojë”). Një citim që karakterizonte me emocion njëkohësisht marrëdhënien mes SHBA-së dhe Italisë si dhe vet situatën e tij si president në ikje.
Në këtë darkë ishin të pranishëm shumë yje, ku edhe humoristi Jerry Seinfeld, këngërtari Grank Ocean, aktori dhe regjizori John Turturro, reperi Chance, Gwen Stefani, Giorgio Armani dhe perrsonalitete politike pranë çiftit Obama. Ndërkohë që për çiftin presidencial është duke filluar një kapitull ië ri. Barack dhe Michelle do t’i dorëzojnë janarin e ardhshëm, çelësat e Shtëpisë së Bardhë pasuesit të tyre.