Për pak muaj vajza 12-vjeçare e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin ka kaluar nga selfie-t në skenë: dhe efekti është wow!
Prek flokët në mënyrë shumë të këndshme, veshur në tuta sportive dhe me një t-shirt, këndon me një zë që babai i saj nuk kishte as në kohët më të mirë të Yellow. Epo jo, Apple Martin nuk këndon asnjë këngë të babait por zgjedh Ariana Grande-n për të performuar ( me babain) në Malibu Boys dhe Girsl Club atje ku duhet të bëhet koncerti i bamirësisë për të prezantuar kështu edhe super bandën e krijuar nga Chris.
Martin, Beck dhe Chad Smith. Mirëpo mjafton një shfaqje e vajzës 12-vjeçare në skenë për të lënë mënjanë njerëz që kanë shkruar pjesë si “Loser”(sigurisht që po e teprojmë pak). Çështja është se verën e shkuar Apple Martin e kishte vendosur mamanë në krizë duke dashur të hyjë në botën e modës, edhe ketu dalin në pah karakteristikat që ka trashëguar nga e ëma Gwyneth Paltrow.
Faqja zyrtare “Coldplay Colombia” e ka postuar performancën ku Apple këndon me të atin dhe ajo është përhapur në pak sekonda me komente shumë pozitive edhe për shkak të thjeshtësisë së saj në skenë: “një vogëlushe normale dhe as pak mendjemadhe, edhe pse këndon më mirë se i ati”. Apple në skenë me të atin të dy me sjellje dhe look sikur sapo kanë dalë nga pishina. Shikimet e babait duket se inkurajojnë vajzën edhe të gabojë ndonjë notë nëse është e nevojshme për performancën e saj. Pra: dueti babë e bijë ka emocionuar dhe frymëzuar rrjetet sociale.
Videoja ku Apple dhe Chris Martin , këndojnw së bashku:
https://www.instagram.com/p/BL6Zm3bj7a7/

Rikthehet moda e viteve ‘60, ja 10 veshje kult




Chanel: Kamelia, lulja emblemë e shtëpisë!











Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën


Lady Gaga e çmendur pas… kapelave

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!
