KreuStil Jetese

Obama qesh me Trump “shumicën e kohës” gjatë debateve

Qesh. Është pikërisht ky reagimi, i Barack Obama-s në lidhje me deklaratat e Donald Trump, kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte i ftuar i Jimmy Kimmel gjatë emisionit të tij live në ABC. “Kur shikon debatin në televizion dhe dëgjon Donald Trump, të ndodh ndonjëherë të qeshësh?”, – është pikërisht kjo pyetja e prezantuesit. “Pjesën më të madhe të kohës”, – përgjigjet Obama duke qeshur ndërsa publiku shpërthen në duartrokitje.

Presidenti nuk u tërhoq mbrapsht në asnjërën prej pikave të show-t, madje as në rubrikën “mean tweets”, ku lexoi disa komente në Twitter jo të këndshme në lidhje me të. Ai qeshi kur e krahasonin me filmin mediokër “Sharknado” dhe iu kundërpërgjigj kujt e quante një balerin shumë të keq.

Përgjigjja e fundit natyrisht, u rezervua për një postim të Trump në Twitter: “Obama do të mbetet në histori si presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara”. Një përgjigje në favor të Presidentit për Trump: “Epo, unë të paktën do të mbetem në histori si president…”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF