Këtë të shtunë që lamë pas, “Lindex” festoi përvjetorin e parë. Ishte zgjedhur ky rast për të prezantuar koleksionin e parë Pink. Përpos modës, ky event pati edhe një qëllim humanitar, të kontribuonte për Hulumtimet kundër Kancerit të Gjirit, duke i dhuruar 10% të shitjeve. Ishin ftuar për tu bërë pjesë e prezantimit disa nga blogeret më të njohura të vendit tonë. Në këtë event u ndie një atmosferë e këndshme, një kombinim perfekt i veshjeve të modës, muzikës së mirë, ëmbëlsirave dhe shoqërisë së përzgjedhur!
Lindex është një prej zinxhirëve udhëheqës të modës në Evropën veriore me rreth 490 dyqane në Suedi, Norvegji, Finlandë, shtetet Baltike, shtetet Ballkanike si Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Republiken Çeke, Sllovaki, Rusi dhe Lindjen e Mesme. Në vitin 2011 u lançua Lindex Shop Online në vendet e BE-së në www.lindex.com.
Lindex ofron modë frymëzues dhe të përballueshme për femrat e interesuara në modë. Produktet përfshijnë disa koncepte të ndryshme me veshje të brendshme femrash, veshje të ndryshme për gra dhe veshje për fëmijë.




12-vjeç dhëndër! Babai i djalit: “Ata duhen!”

Scarlett Johannson “shet” kokoshka, në Paris

Amal Clooney befason sërish me pamjen e saj



Furça e dhembëve mund t’iu shpëtojë jetën!







10 veshje perfekte për në dasmat e këtij sezoni

Amal, një surprizë për George Clooney


