“Feja është përdorur për të justifikuar gjenocidet më të tmerrshme. Të vrasësh në emër të Zotit nuk mund të fshijë asnjë faj”. Këto janë fjalët e aktorit Morgan Freeman, 78 vjeç, në një intervistë të dhënë për “EFE”. Freeman është për momentin i angazhuar në promovimin e një cikli dokumentarësh për “National Geographic” të quajtur “The Story of God” (historia e Zotit). Morgan ka shpjeguar se realizimi i dokumentarëve ka ardhur në momentin e duhur, pikërisht në një kohë kur ndikimi i fesë “është më i pranishëm se kurrë në të gjithë botën”.
Aktori beson në Zot, pavarësisht se është rritur në një ambient jofetar, dhe ka arritur në konkluzionin se të besosh apo të mos besosh në një qenie superiore “është një lutë e vërtetë e secilit prej nesh gjatë gjithë jetës së tij, mbi të gjitha kur arrihet në një moshë të caktuar”. Për të realizuar këtë intervistë, Freeman ka zgjedhur një vend të izoluar, që askush të mos e njihte gjatë regjistrimit të ciklit të dokumentarëve të ndarë në 6 episode: “Pasjet”, “Fundi i ditëve”, “Krijimi”, “Kush është Zoti?”, “Djalli” dhe “Mrekullitë”.
Në këtë cikël dokumentarësh aktori, veteran i ekraneve, do të përshkojë shtatë vende midis të cilëve Izraelin, Indinë, Mongolinë dhe Egjiptin, në kërkim të përgjigjeve për dilemat e mëdha të jetës: “Gjatë muajve të fundit kam udhëtuar dhe kam vizituar dhjetëra qytete, kam mundur t’i bashkohem lutjes në Kajro, kam mundur të meditoj me një budist, vizitova tempujt e Guatemala-s dhe kam diskutuar rreth arsyes dhe fesë në Akademinë Pontifike të Shkencave”, ka deklaruar aktori. Por duke lënë mënjanë konkluzionet e kësaj eksperience, Freeman ka dalë në përfundimin se spiritualiteti i tij nuk ka pësuar asnjë evolucion më këtë projekt, por ka shtuar ndjeshëm njohuritë mbi besimet fetarë që dominojnë në botë.
Përshtati: Anila Dedaj





10 veshje perfekte për në dasmat e këtij sezoni

Amal, një surprizë për George Clooney




Koleksioni i këpucëve që çdo grua duhet të ketë

Bordo, tendenca për këtë vjeshtë






Njihuni me vëllanë e Albana Osmanit


