KreuStil Jetese

“Shqipëri vs Kosovë”, reagimi i Big Bastës për temën në “Opinion”

Është trajtuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut një temë paksa delikate që prek në fakt shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Është quajtur “Shqipëri vs Kosovë” , dhe ka hapur mjaft debate ditën e sotme kjo çështje për të cilën domosdoshmëria për tu trajtuar lind qysh në fushat e sportit por edhe të artit. Edhe pse rrënjët dhe historia e përbashkët nuk mund të fshihen degët e së ardhmes lipsin ndonjëherë disa “ndarje” që në fakt mund edhe të mos konsiderohen të tilla. Përpos botës së medias një reagim i sinqertë vjen edhe nga reperi  i njohur Big Basta, i cili me martesën e tij me këngëtaren e dashur për publikun Vesa Luma ka “Bashkuar dy kombe”, që në fakt prej prejardhjes, gjakut, gjuhës, traditave do të qëndrojnë përherë të lidhur pavarësisht simboleve që e ardhmja Evropian e të dy shteteve kërkon. Dy kombe që në fund i bashkon edhe dashuria, siç është historia e Vesës dhe e Big Bastës, por mbi të gjitha i bashkon vogëlushi Nail, djali i tyre që sigurisht i përket edhe dy kombeve “Shqipërisë edhe Kosovës”…

Ka dashur ta përcjellë edhe me humor reperi mesazhin e tij nëpërmjet një statusi në Facebook:

“Sinqerisht, nëse bëhet për herë të tretë tema “Shqipëri vs Kosovë” në Opinion, unë do të ndahem nga Vesa Luma…”

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF