Ermal Mamaqi me sa duket është i destinuar të jetë në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit batutat apo edhe fjalët e tij jo gjithmonë janë mirëpritur nga fansat, por kësaj radhe ai është sulmuar edhe per diçka që duhet të konsiderohej e bukur dhe pozitive siç është urimi për datëlindje. Ka vendosur nëpërmjet një fotoje të sajën ti bëjë Mamaqi urimet për datëlindje Lori Hoxhës, përbri së cilës ka shkruar “Gëzuar datëlindjen Lori Hoxha, SuperStar!”. Ka qenë pikërisht për epitetin që showman-i i ka vendosur Lorit që disa ndjekës së tij janë zemëruar, pasi sipas tyre është i ekzagjeruar.
Lori është vajza e themeluesit të Top Channelit Dritan Hoxha, dhe është në fakt shumë e njohur dhe e dashur për publikun, por ky përpos famës së bukuroshes mund të ishte edhe një epitet miqësor që duhet marrë me sportivitet. Edhe në fakt kështu ka bërë Lori e cila nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me këto komente, por edhe Mamaqi ka preferuar të vazhdojë postimet e tij në Instagram që me siguri do të kenë shumë pëlqime por edhe kundërshtime të tjera…
Ndërsa në profilin e saj në Instagram Lori ka postuar një foto të thjeshtë falënderimi për miqtë dhe admiruesit që e kanë uruar dhe kanë ndarë me të këto momente gëzimi të festës së datëlindjes, përbri së cilës ka shprehur mirënjohjen e saj.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë që më jepni në këtë ditë speciale për mua! Jam e bekuar dhe mirënjohëse që kam kaq shumë njerëz me shpirt të bukur rreth meje. Nuk mund të kërkoja asgjë më shumë”.

Njihuni me vëllanë e Albana Osmanit



Brad Pitt, djali i madh refuzon takimin me të




Foto: Një ikonë stili si Michelle Obama





Në foto: Stili i vërtetë “vintage”




Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!


