KreuStil Jetese

Samsung Electronics Lançon Monitorin e Harkuar për Lojëra Quantum Dot

Samsung Electronics prezantoi dje lançimin global të monitorit më të ri të lojërave. Bëhet fjalë për monitorin e harkuar CFG70, të dizenjuar  specifikisht për lojtarët profesionistë. Cilësi e përmirësuar figure me kualitet dhe detaje cilësore për një eksperiencë 3D të lojës!

Është monitori i parë i harkuar i industrisë për lojëra që përmban teknologjinë quantum dot. Një monitor që pasqyron ngjyra të shkëlqyera dhe të sakta përmes një spektri 125 % RGB.

“Samsung vjen tani me një pamje të qartë për të ardhmen e lojërave, me një kualitet si kurrë më parë në këtë industri. Monitori CFG70 i bën lojtarët të ndihen pjesë e aksionit. Është monitori më i harkuar, më i fuqishëm dhe vizualisht më premtuesi i kohës!”- u shpreh z. Seog-gi Kim zv. Presidenti “Visual Display Business” në Samsung Electronics

 

 

Lojë e qartë dhe e shpejtë

Është në mënyrë absolute monitori i parë i harkuar që realizon shpejtësinë 1 m/s si kohë dhe eliminon shpërqendrimet e mundshme vizuale.

Tanimë do të minimizohen imazhet marramendëse, duke shmangur  shkëputjet që ndalojnë lojën dhe përshkallëzojnë lodhjen vizuale.

 Eksperiencë optimale në lojë

Samsung e ka pajisur monitorin CFG70 me një gamë të gjerë dizajni lehtësisht të përdorshëm që çon në një menaxhim më të lehtë dhe komod të lojës.

Si rezultat, lojtarët do të përjetojnë një pamje të qartë dhe të shkëlqyer të figurës pavarësisht lojës që po luhet.

Pamje komfort dhe zhytëse me Dizajn të harkuar

Dizajni “Super Arena” i monitorit CFG70, që përfaqëson harkimin 1.800R më të mirë të industrisë dhe një kënd shikimi super të gjerë178 gradë,është formatuar për t’u përshtatur kurbës natyrale të shikimit të syrit të njeriut. E plotësuar me zërin interaktiv, ndriçimi LED krijon një paraqitje reale dhe i mban përdoruesit të fokusuar përgjatë momenteve më të rëndësishme.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide transformuese dhe teknologji. Kompania po ripërcakton botën e TV, smartphone-ve, pajisjeve që vishen, tabletave, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerëve, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysmëpërçues dhe LED.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF