KreuStil Jetese

Ledina Çelo “pozon” me fëmijët e saj…

Ajo është padyshim një nga femrat më elegante që skena shqiptare ka pasur ndonjëherë.  Dalja më e bujshme e viteve të fundit ka qenë ajo e pjesëmarrjes në Eurovizionin në vitin 2005 si përfaqësuese e Shqipërisë. Dhe le ta themi nëse kënga nuk pati suksesin që ne dëshironim, për nga pamja ishte në krye të listës. Me siguri që i mungon skenës sonë ekstravaganca e Ledina Çelos, ashtu si edhe zëri i saj. Tanimë këngëtarja, nënë e dy fëmijëve, Erlisit dhe Perianës, jeton prej vitesh në Gjermani së bashku me bashkëshortin nga Kosova, ish-kampionin e botës në Kik boksit Naim Kabashin.

ledina1

Lidhja e saj familjare me Kosovën në fakt është më e hershme, pasi nëna e Ledinës është shqiptare e Kosovës. Kështu nëse e ëma ka ardhur nuse në Shqipëri, Ledina ka shkuar në Kosovë duke bërë që lidhja me të dy vendet e trojeve tona të jenë shumë të forta. “Të jesh nuse në Kosovë do të thotë të jesh nuse e llastuar është shprehur këngëtarja në një intervistë për emisionin e televizionit KlanKosova “Prive” ,  ku ndër të tjera ajo shprehet shumë e lumtur për marrëdhënien e mirë që ka me njerëzit e Naimit.

Shfaqjet e Ledinës në ekran këto vite kanë qenë të rralla, mirëpo të mjaftueshme sa për të kuptuar se koha për të nuk ka kaluar.  Së fundmi këngëtarja ka postuar edhe foto me “shoqen e saj të jetës” dhe “djalin e babait dhe njerëzve të babait”,  kështu i ka quajtur ajo me humor Erlisin dhe Perianën e vogël. Ledina ka postuar në rrjetet sociale disa foto me fëmijët e saj. Ata pozojnë në shoqërinë e mamit të tyre dhe duken të mrekullueshëm…

Ledina këtë vit ka qenë pjesë e jurisë që përzgjodhi vajzën fituese në finalen e “Miss Universe Albania”, ku edhe performoi elegante si gjithmonë me një fustan lejla transparent dhe dukej mahnitëse.

/BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF