Grabitësit e bizhuterive në apartamentin e Kim Kardashian në Paris, me sa duket nuk kanë qenë profesionistë. Edhe vetë Kim Kardashian gjat dëshmisë që i ka dhënë policisë i ka përshkruar të tensionuar dhe plot mëdyshje, nëse duhet ta çonin grabitjen gjer në fund apo jo. Tani edhe një provë tjetër që vërteton se ata mund të kenë qenë grabitës amatorë. Gjatë grabitjes u ka rënë rrugës, kur janë arratisur një gjerdan, me një vlerë prej 33 000$, me të cilin Kim është shfaqur edhe në publik. Ka qenë pikërisht një polic rrugor që e ka hasur bizhunë gjatë rrugës pranë hotelit, dhe policia Parisiene është optimiste, pasi kjo do të jetë një provë më shumë për të kapur grabitësit dhe nuk është e vetmja.
Vetëm pak ditë më parë mamaja e saj, Kris theu heshtjen rreth grabitjes duke publikuar në Twitter një frazë inspiruese që u pëlqye shumë nga fansat, pasi shprehej ankthi i një nëne për atë që kishte ndodhur, por edhe lumturia se Kim ishte pranë saj, pa pasoja fatale.
“Çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të kuptuar se sa të bekuar ne jemi. Sot unë ndihem e bekuar për familjen time, aq sa vështirë se mund ta shprehë me fjalë. Numëro bekimet,ji mirënjohës gjithmonë dhe gëzoju çdo momenti që kalon pranë njerëzve të dashur”.
Përshtati: Anila Dedaj






12 gjëra që një çift duhet të bëj çdo ditë


Moda e çizmeve: mundësisht mbi gju

Dhjetë profesionet që të bëjnë të lumtur!







Skandal: Nëna nxjerr në shitje vajzën 40-ditëshe

Momentet më të ëmbla të Hillary dhe Bill Clinton


Besa Kokëdhima së shpejti “gjyqtare”
