Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga zyrtarizimi i lajmit se moderatori i njohur u rikthye në gjirin e Top Channel, zërat se atij iu ofrua një kontratë e majme janë shtuar. Natyrisht që Adi Krasta nuk do mund të kthehej kollaj në një vend nga i cili u largua jo me pak probleme. Ndaj fjalët që po qarkullojnë nëpër korridoret e Top Channel, bëhen më të besueshme. Ndonëse prej kohësh flitet për një krizë financiare që Top Channel po kalon, kjo duket se nuk i ka penguar aspak drejtuesit e këtij televizioni t’i bëjnë një ofertë marramendëse Krastës, shkruan Lapsi. Ose siç do ta quante vetë prezantuesi, referuar kalimit të dikurshëm në Agon Channel, “ofertë paturpësisht të parefuzueshme”. Burime konfidenciale brenda Top Channel thanë për lapsi.al se kontrata e Krastës shkon në 200 mijë euro për gjithë sezonin. Çka do të thotë një pagë mujore rreth 17 mijë euro. Thënë ndryshe, rroga më e lartë që ndonjë prezantues shqiptar merr momentalisht. Por sigurisht shumë më e vogël në krahasim me atë që Krasta merrte në Agon Channel. Adi Krasta pritet t’i rikthehet emisionit me të cilin dikur u identifikua në ekranin e Top Channel , “E diell”. Ai mund ta ketë rrogën më të madhe se rivali i tij në Tv Klan, por sidoqoftë Adi Krasta nuk e ka kapur asnjë të dielë shikueshmërinë e emisionit të Ardit Gjebreas.




12 gjëra që një çift duhet të bëj çdo ditë


Moda e çizmeve: mundësisht mbi gju

Dhjetë profesionet që të bëjnë të lumtur!







Skandal: Nëna nxjerr në shitje vajzën 40-ditëshe

Momentet më të ëmbla të Hillary dhe Bill Clinton


Besa Kokëdhima së shpejti “gjyqtare”

Është zyrtare, Ad Krasta rikthehet në televizon

