Duka i Cambridge(William Arthur Philip Louis; Londër, 21 giugno 1982) është një princ, anëtar i familjes mbretërore birtanike, nip i mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar dhe fëmija i madh i Carlos-s, Princit të Galles dhe të së ndjerës Diana, Princeshës së Galles.
Princi William është i dyti në radhë si pretendent për fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Në 29 prill te vitit 2011 është martuar me Catherine Middleton, nga e cila ka pasur dy fëmijë George dhe Charlott.
Duke ndjekur shembullin e prindërve, princi ka pasur ngaherë interesa të ndryshme në ndihmë të komunitetit qysh në moshë të herët, por ajo në të cilën është përqendruar më shumë është çështja e Afrikës dhe aktivitetet humanitare.
Nuk është e rastësishme që William është përfshirë në aktivitete humanitare pasi qysh kur ishte i vogël e ëma, Princesha Diana kujdesej që t’i merrte gjithmonë me vete dy fëmijët e saj gjatë vizitave në klinikat e të sëmurëve me HIV dhe AIDS që ajo vizitonte përherë me qëllimin për të ndihmuar.
Në janar të vitit 2005 princi William dhe vëllai i tij ishin vullnetarë të “Kryqit të Kuq” në Angli për të ndihmuar popullsinë indiane të goditur nga cunami në vitin 2004. Aktivitetet e tij humanitare janë të shumta, përkrah tij për këto çështje qëndron edhe Dukesha Kate, duke ndjekur edhe ajo shembullin e Princeshës më të dashur të të gjitha kohërave, Lady Diana. Janë pikërisht edhe këto arsyet përse Kate dhe William janë një nga çiftet më të dashura për njerëzit, ndoshta pasi ata vërtetë reflektojnë dëshirën e tyre se si duhet të jetë një Princ dhe Princeshë… Janë pikërisht angazhimet e tyre në problematikat e popullsisë, kontributi në çështjet humanitare, dhe jo veshjet dhe festat mondane që i bëjnë të tillë… Më sipër ju sjellim disa nga momentet e tyre më të ëmbla.






Skandal: Nëna nxjerr në shitje vajzën 40-ditëshe

Momentet më të ëmbla të Hillary dhe Bill Clinton


Besa Kokëdhima së shpejti “gjyqtare”

Është zyrtare, Ad Krasta rikthehet në televizon





Sekreti për të mos u sëmurur kurrë!

Pavarësia e grave kalon nga xhepat e tyre

Kopertina e “Bordo” komentohet tek Rudina

Çantat-ilaçe të Moschino-s për verën 2017

Olta Gixhari provokon pa tekst…
