Gjatë një maratone televizive në kanalin C8, prezantuei Jean-Michel Maire ka puthur aktoren Soraya Riffi, 21- vjeç…në gjoks. Aktorja sapo kishte interpretuar një skeç me Kim Kardashian dhe kishte refuzuar puthjen në faqe. Ai u detyrua të kërkojë falje.
Një puthje që ka vendosur në siklet Francën. Gjatë maratonës televizive “Les 35 heures de baba”, në kanalin C8, prezantuesi Jean-Michel Maire ka afruar buzët në gjoksin e aktores.
Riffy ka interpretuar një parodi rreth asaj që i ndodhi Kim Kardashian, të cilës i vodhën bizhuteri të shtrenjta në Paris. Pas imitimit, shoëman-i CYril Hanouna, që drejtonte skercin, kërkoi që aktorja t’i dhuronte një të puthur kolegut të tij. Aktorja refuzoi duke thënë “Në shtëpi është dikush që po më ndjek”.
Të dy kolegët vazhduan të insistojnë derisa aktorja u dorëzua duke i zgjatur faqen ndërkohë që ngrinte sytë. Por Maire ka preferuar ta puth pikërisht në dekolte.
Franca u indinjua dhe ministri për mbrojtjen e të drejtave të Familjes dhe Gruas, Laurence Rossignol, tha: “Edhe nëse bëhet fjalë për në televizion, kur një grua thotë jo, do të thotë jo”. Prezantuesit iu desh t’i kërkojë falje aktores dhe u shfaq i penduar e në lot në një tjetër episod të shfaqjes

Në foto: Stili i vërtetë “vintage”




Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!



Cili është fustani i nusërisë perfekt për dimër?



Këpucë me taka të rehtashme dhe me stil për zyra

Në “Kopshtin Magjik” të Monikës

VIP-at që fitojnë para më shumë pas vdekjes



Kujdes nga shiu, mund të merrni një virus!

Ledina Çelo “pozon” me fëmijët e saj…


