Kur pakkush i ka sytë tek shfaqjet e fëmijëve, kur gjithë vëmendja është tek të rriturit dhe “arti i tyre”, Qendra Kombëtare e Fëmijëve në Tiranë të befason. Kjo e diel mbylli ditën e katërt të muzikalit “Rozi dhe kopshti magjik”, që u dha premierë një muaj më parë, me shumë vështirësi në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar. (Ta dinte Hervin Çuli, drejtori i këtij teatri e njëherësh baba i protagonistes së “Rozi dhe Kopshtit Magjik”, se çfarë do të kishte humbur skena e tij, nuk do të kishte bërë asnjë lloj “rezistence” për lejen e dhënë).
Ndoshta, nëse unë nuk do të isha prind do ta kisha humbur shansin për të parë këtë muzikal. Por, si gazetare do ishte mëkat të më rrëshqiste një ngjarje e tillë.
Për teatrin e fëmijëve flitet pak. Por, për këtë produksion duhet te flitet shumë. Në fakt, qëkur Monika Lubonjë erdhi ne krye të këtij institucioni faqet dhe kronikat e kulturës e kanë pasur shpesh në vëmendje, kjo për motivin e vetëm se ajo i ka dhënë zë dhe vëmendje një skene, që ishte thuajse në gjumë. Përveç premierave të shumta, koncerteve festive, apo edhe Festivalit të Fëmijëve, vetëm në këtë fillim sezoni Teatri i Kukullave hapi dyert për shfaqjet e repertorit, muzikalin “Rozi dhe Kopshti Magjik”, por edhe me risinë e teatrit për të rritur, që nisi shfaqjet këtë fund shtatori. Një dritare e re kjo për artin e kryeqytetit.
Njohja personale që kam me Monika Lubonjën, më ka druajtur shpesh që të mos them aq sa duhet për “teatrin e saj”, pikërisht për të mos u ndjerë e paragjykuar. Por, rasti e do të flas!
Kjo fundjavë në Teatrin e Kukullave risolli edhe njëherë “Rozin dhe Kopshtin Magjik”. Si rrallë herë teatri ishte i mbushur plot e përplot. Fëmijët përveç karrigeve kishin zënë edhe rrugën mes dy rreshtave, e lozhat gjithashtu plot. Edukohet përmes kësaj shfaqjeje, kërcehet e këndohet, entuziazmi i fëmijëve në skenë vijon tek publiku i ëmbël dhe prindërit, gjyshërit që i shoqërojnë. Duartrokitet pa masë… Emocionuese!
Shfaqja është një mrekulli. Monika Lubonja, drejtore artistike e saj , me një ambicie të rrallë për teatrin e të vegjëlve (e ka dëshmuar këtë edhe më herët, teksa punonte privatisht si producente e shfaqjeve të fëmijëve) ka bërë, së bashku me regjisoren Alma Hoti, një nga shfaqjet më të bukura të para nga unë së fundmi. Dhe kjo, jo vetëm se ka një mesazh motivues për fëmijët, të hanë perimet e frutat, specin e domaten, qepën dhe patëllxhanin, luleshtrydhen e bananen…, jo vetëm se e duartrokisnin të gjithë, por sepse edhe tashmë pas mbi 24 orë nga shfaqja mua më shoqërojnë po ato ndjesi të përjetuara në Teatrin e Kukullave dje. Kjo është magjia e teatrit!
10 krijimet unike të kompozitorit Adi Hila me skenarin e mrekullueshëm, të një zëri të gazetarisë së kulturës, Rovena Rozhani, dedikuar së fundmi krijimtarisë për fëmijë ishin brilante.
Teksa fëmijët të gjithë donin foto me aktorët e rinj, të veshur sipas roleve që kanë (fruta a perime) mendoj çfarë shfaqje do të duhet tashmë, që ta tejkalojë “Rozin dhe kopshtin e saj magjik”.
Këtij mendimi tim i bashkohet edhe një prind, i cili pyet Xhulin, një nga punonjëset e Teatrit se “A mund ta gjejmë në DVD shfaqjen?”
Shfaqja në fakt do të vijojë udhëtimin e saj në Vlorë e Durrës, qoftë me fat edhe ndonjë qytet tjetër. Unë vetë mezi po pres rikthimin e saj në Teatrin e Kukllave!
Ilda Lumani

VIP-at që fitojnë para më shumë pas vdekjes



Kujdes nga shiu, mund të merrni një virus!

Ledina Çelo “pozon” me fëmijët e saj…








12 gjëra që një çift duhet të bëj çdo ditë


Moda e çizmeve: mundësisht mbi gju

Dhjetë profesionet që të bëjnë të lumtur!



