Melania Trump e ka falur të shoqin Donald që, në një video të vitit 2005, mburrej për famën që i lejonte “të bënte çfarë të donte” me gratë. Melania thotë se nuk u beson akuzave për ngacmim seksual.
“Biseda normale mes çunash. Flasin në këtë mënyrë për t’iu mburrur njëri-tjetrit”. Kështu Melania Trump i ka “larë duart” për fjalitë seksiste që i shoqi Donald ka thënë në 2005 dhe për këtë ka edhe një video që është publikuar nga Washington Post në datë 8 tetor.
Kjo mënyrë e të shprehurit e të shoqit thotë se e ka “surprizuar” , “nuk reflektojnë burrin që unë njoh” ka shtuar gruaja e Trump, që nuk u beson as akuzave ndaj kandidatit për president të ShBA për ngacmim seksual.
Në atë video, Trump mburret për famën e tij (“Kur je i famshëm të lënë të bësh çfarë të duash”) se ai mund të bënte ç’të donte me një grua, me fjalë fyese dhe vulgare. Melania shpjegon : “I thashë se ai nuk ishte fjalor që mund të përdorej dhe se ato fjalë më ofendonin edhe mua si grua”.
Bashkëshorti i ka kërkuar falje, dhe ajo e ka kuptuar pendesën e tij të sinqertë… Ata e vazhdojnë lidhjen e tyre. “Nuk duhet t’ju vijë keq për mua, unë jam në gjendje të duroj çdo gjë”.
Ai që ka influencuar që i shoqi të fiste në atë mënyrë, sipas bashkëshortes së Trump, ishte Billy Bush, prezantuesi i “Açess Hollywood”, në bashkëpunim me mediet e të majtës që duan të fundosin fushatën e Trump. Dhe tani është pushuar nga “NBC News”.
Melania akuzon demokratët se kanë filluar një betejë që mbështetet në akuza që kanë të bëjnë me jetën private: “ Janë ata që e filluan të gjithë këtë histori. E kanë nisur qysh më herët kur publikuan një foton time kur unë pozoja si modele. Unë jam krenare për punën që kam bërë për atë periudhë të jetës sime”.
Përshtati: Anila Dedaj


Cili është fustani i nusërisë perfekt për dimër?



Këpucë me taka të rehtashme dhe me stil për zyra

Në “Kopshtin Magjik” të Monikës

VIP-at që fitojnë para më shumë pas vdekjes



Kujdes nga shiu, mund të merrni një virus!

Ledina Çelo “pozon” me fëmijët e saj…








12 gjëra që një çift duhet të bëj çdo ditë
