Një femër e veçantë si Adele, nuk mund të kishte një të fejuar ndryshe. Simon Koneki, partner ii saj prej 5 vjetësh dhe babai i djalit të saj, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të paharrueshme për përvjetorin e tyre. Për fansat koncertet e Adele janë eksperienca të papërsëritshme, por këtë herë, në datën e Nashville të turneut të saj botërorë, këngëtarja nuk mund ta kishte imagjinuar surprizën që e priste në skenë.
Këngëtarja britanike, me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe me “dhurata” të vogla, bën që koncertet e saj të jenë eksperienca për t’u mbajtur mend. Kohët e fundit bëri që të një çift gay të ngjiteshin në skenë së bashku me fëmijën e tyre gjatë performancës së saj ndërkohë që një shi me shënime të shkruara në copa të vogla letre me fjalët e këngës së saj të binin mbi të pranishmit.
Por këtë herë, surpriza e “shiut me shënime të shkruara në copa të vogla letre” i është bërë asaj. Dita e koncertit të saj të Nashville, përkonte me përvjetorin e pestë të fejesës së kantautores britanike me Simon Konecki-n që me këtë rast kishte vendosur t’i bënte një nga surprizat më romantike që ajo mund të merrte. Simon i ka zëvendësuar fjalët e teksteve që Adele ua dedikonte fansave mijëra fjalë dashurie të shkruara për të në copa të vogla letre.
“Je engjëlli im”, “Gëzuar përvjetorin” dhe “ Të dua”. Këto janë disa nga fjalitë që fansat kanë fotografuar gjatë koncertit për t’i publikuar më pas në rrjetet sociale.
Djali i Adele dhe Simon Konecki së shpejti mbush 4 vjeç dhe kantautorja ka deklaruar sipas “BuzzFeed” që për momentin nuk do të mbetet shtatëzanë, të paktën sa të mbarojë turneun.
Anila Dedaj



Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!



Cili është fustani i nusërisë perfekt për dimër?



Këpucë me taka të rehtashme dhe me stil për zyra

Në “Kopshtin Magjik” të Monikës

VIP-at që fitojnë para më shumë pas vdekjes



Kujdes nga shiu, mund të merrni një virus!

Ledina Çelo “pozon” me fëmijët e saj…




