Nga sfilata Saint Laurent ku gjoksi fshihej mbrapa një tyli, për t’u zhveshur më mirë, tek show i Lanvin që zbulonte bustin në një lojë delikate të mëndafshtë, pasarelat kanë vendosur të luajnë kartën e transparencës. Në një moment që një erë feminizmi po gjallëron catwalks, duke u shfaqur edhe nëpër T-shirt me mesazhe si “We should be all feminists” në sfilatën Dior.
Në mes të debatit mbi çështjen e trupit dhe të veshjes së femrës pas rasteve që ndodhën këtë verë, sidomos me të famshimin burkini, gjoksi zhvishet ose mezi mbulohet për të marrë një kuptim krejt tjetër. Pasi rrallë herë ka marrë kaq shum kuptim në debatet sociale një zakon i përdorur nëpër pasarela.
Me sa duket krijuesit kanë bërë zgedhjen e tyre duke ftuar modelet të bërtasin qartë dhe fuqishëm feminitetin e tyre. Vivienne Westwood do të arrij deri në pikën që të stampojë gjoksin në veshje për të theksuar edhe më shumë faktin se nuk ka pse të fshihet. Një shkop i këndshëm nëpër këmbë për të gjithë ata që synojnë të detyrojnë femrat të fshihen sa më shumë.
Në këtë mënyrë gjoksi çlirohet nga jeta e përditshme. Këtë verë u shfaqën edhe tendenca T-shirt të veshur pa sutiena posht për të theksuar më mirë linjat. Ndërsa hashtagu #freethenipple vazhdon të turbullojë rrjetet sociale. Në aspektin e tendencës, disa personalitete kanë vendosur që të mos presin pranverë-verë 2017 për të përshtatur këtë stil të lirë.



Foto: Një ikonë stili si Michelle Obama





Në foto: Stili i vërtetë “vintage”




Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!



Cili është fustani i nusërisë perfekt për dimër?



Këpucë me taka të rehtashme dhe me stil për zyra

Në “Kopshtin Magjik” të Monikës
