Kur Stephen Hawking hyn në lojë mund të presësh çdo lloj surprize. Këtë herë tema me të cilën astrofizikanti sfidon veten ka të bëjë me kërkimin e jashtëtokësorëve. Dy astronomë, Ermanno Borra dhe Eric Trottier, nga Laval University (Quebec), kanë konfirmuar se kanë dalluar një sinjal jonormal dhe me natyrë aliene që vjen nga 234 yje. Hawking, sapo ka finalizuar projektin “Breakthrough Listen”, të përqendruar në kërkimin e ekzistencës së jetës aliene, por nuk është krejtësisht i bindur nga rezultatet dhe do të vazhdojë të thellojë studimet e tij për të konfirmuar apo përgënjeshtruar kërkimet e kolegëve.
Austronomi Borra ka qenë gjithnjë i bindur për një fakt: nëse në univers do të ekzistonin jashtëtokësorët dhe nëse këta të fundit do të viheshin në kontakt me Tokën, me siguri që do ta bënin një gjë të tillë nëpërmjet një seri impulsesh lazeri që do t’i dërgonin në planetin tonë. Për këtë, me ndihmën e Trottier, ka mbikëqyrur 2,5 milionë yje në kërkim të atij sinjali. Rezultati? Plot 234 yje kanë nisur impulse të dyshimta. Kërkimi i ka bërë studiuesit të dyshojnë dhe të jenë skeptikë në brendësi të komunitetit shkencor: prandaj edhe për këtë Hawking ka vendosur të ndërhyjë.
Sipas Borra-s këta qytetarë jashtëtokësorë i dërgojnë sinjale Tokës për të informuar qeniet njerëzore për ekzistencën e tyre. Një hipotezë e guximshme mbi të cilën Hawking do të kryejë studime të tjera. Austronomi është i hapur për studime në kërkim të ekzistencës së alienëve bën pjesë në projektin “Breakthrough Listen”, një plan prej 100 milionë dollarësh që po e çon përpara së bashku me miliarderin Yuri Milner, një projekt ky që ka lindur pikërisht me qëllimin për të eksploruar hapësirën e jashtëtokësorëve. “Në një univers të pafundmë, duhet të ketë një jetë tjetër- deklaroi shkencëtari pak kohë më parë. Nuk ka pyetje më të madhe se kjo. Është koha për të dhënë një përgjigje. Edhe për 234 yjet “jonormale”, ka ardhur koha për një shpjegim.
Anila Dedaj


Brad Pitt, djali i madh refuzon takimin me të




Foto: Një ikonë stili si Michelle Obama





Në foto: Stili i vërtetë “vintage”




Ushqimet që NUK duhet të hani kurrë para gjumit!



Cili është fustani i nusërisë perfekt për dimër?

